- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave, Ligji ATK, Neni 14
Sipas Ligjit Nr. 8894 datë 14.05.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, neni 14, pika d: “Këshilli Mbikëqyrës miraton strukturën, pagat dhe rregullat e sjelljes së Agjencisë, të propozuara nga drejtoria, si dhe i propozon Ministrit të Financave aktet nënligjore, në zbatim të këtij ligji dhe të fushës së veprimtarisë që mbulon.”
Çdo fillim viti, pagat parashikohen në buxhetin e ATK-së, i cili miratohet me vendim nga Këshilli Mbikëqyrës. Pagat mund të jenë të ndryshueshme në përputhje me tabelën e pagave të miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyres të ATK – së.
- Funksionet dhe detyrat e ATK
Misioni i Agjencisë së Trajtimit të Kredive është mbledhja e kredive të këqia të ish bankave të nivelit të dytë me kapital shtetëror në favor të buxhetit të shtetit.
a. Realizimi me sukses i ketij misioni do të :
- Rrisë disiplinën në treg.
- Japë zgjidhje me sukses për kërkesat ndaj debitorëve.
- Mbulojë koston e proçesit të ristrukturimit dhe privatizimit të bankave të nivelit të dytë si BTA, BKT, BK dhe INSIG.
- Forcojë të drejtat kreditore.
- Përmbushë objektivat e vëna nga Banka Botërore.
- Arkëtojë në favor të shtetit fondet e parashikuara në proçes të saj me kosto sa më të ulta.
b. Përparsitë për realizimin e misionit të ATK-së:
- Sektori Jurdik dhe Arkëtimeve në bashkëpunim me Sektorin e Financës ka përparësi njoftimin, ndërgjegjësimin si dhe trajtimin ligjor të debitorëve për të gjitha huatë e marra që trajtohen nga ATK-ja,që janë borxhe të marra shtetit Shqiptar , konsiderohen të tilla dhe detyrimisht të kthyeshme në buxhetin e shtetit.
- ATK-ja, nga bashkëpunimi me Zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor, Zyrat e Gjendjes Civile, ALUIZNI-t, Agjencia e Legalizimit të Dokumentave pranë Ministrisë së Jashtme, Organet e Pushtetit Vendor, Tatimet dhe Bankat e nivelit të dyte, ka përparësi bllokimin e pronave, mjeteve , aktiviteteve dhe llogarive bankare për debitorët.
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të ATK, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të ATK për të marrë vendime
Bazuar edhe ne Ligjin 8894, date 14.05.2002, “PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE"
( I azhornuar me ndryshimet dhe shtesat përkatëse që i janë bërë këtij ligji)
Vendimet për mbylljen e detyrimit nga Sektori i Financës
- 1.Kur kërkesa e debitorit është për likuidim të menjëhershëm të detyrimit, strukturat përkatëse të ATK-së llogaritin principalin e transferuar ose të mbetur duke i zbritur arkëtimet e bëra në ATK (pavarësisht se ato mund të jenë kontabilizuar për interesa, gjoba e kamatëvonesa), duke i shtuar atij shpenzimet gjyqësore, përmbarimore apo të tjera (nëse ka) dhe shuma e nxjerrë i njoftohet zyrtarisht debitorit, i cili duhet të bëjë pagesën brenda 10 ditëve.
Pas kryerjes së pagesës nga debitori, drejtoria e ATK-së, pasi kryen verifikimet përkatëse, miraton me vendim të posaçëm: shlyerjen përfundimtare të detyrimit, lëshimin e vërtetimit që debitori nuk ka më detyrime ndaj ATK-së, kërkon pushimin e veprimeve përmbarimore, si dhe çlirimin e barrës hipotekore, nëse debitori ka lënë garanci të tilla.
- 2. Kur kërkesa e debitorit është për likuidim me këste të detyrimit, strukturat përkatëse të ATK-së llogaritin detyrimin e mbetur për t'u paguar, sipas përcaktimeve në kreun I të këtij udhëzimi, duke i zbritur arkëtimet e bëra në ATK (pavarësisht se ato mund të jenë kontabilizuar për interesa, gjoba e kamatëvonesa) dhe i shtojnë atij shpenzimet gjyqësore, përmbarimore apo të tjera (nëse ka). Shuma e nxjerrë i njoftohet zyrtarisht debitorit.
Me të marrë njoftimin për detyrimin që duhet të paguajë, debitori brenda 10 ditëve duhet të paguajë menjëherë jo më pak se 20% të principalit të transferuar apo shumës së mbetur prej tij.
Pas konfirmimit zyrtar të kësaj pagese (jo më pak se 20% të principalit të transferuar apo shumës së mbetur prej tij), drejtoria e ATK-së, nëpërmjet strukturave të saj, miraton brenda 5 ditëve ristrukturimin e kredisë, duke lidhur kontratën përkatëse të ristrukturimit për likuidimin me këste të detyrimit të mbetur sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në kreun I të këtij udhëzimi, si dhe kërkon pezullimin e veprimeve përmbarimore në rast se debitori është në ndjekje ligjore.
Bazuar në detyrat funksionale të Rregullores së Brendshme të ATK-së, vendimet merren nga Komisioni Teknik, i përbërë nga 5 anëtarë, të cilët caktohen me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm:
1. Sekretari i Komisionit, i cili duhet të jetë Specialist Finance.
2. Kryetari i Komisionit, i cili duhet të jetë Përgjegjës i Sektorit të Financës.
3. Anëtar, i cili duhet të jetë Përgjegjës i Sektorit Juridik dhe Operacional.
4. Anëtar, Specialist i çdo Sektori.
5. Anëtar, Specialist i çdo Sektori.
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e ATK ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
Procedura qe ndiqet per te paraqitur kerkesat/ankesat prane ATK-se eshte si me poshte:
- Qytetari i interesuar duhet te paraqitet prane zyrave te ATK-se, ku ploteson nje kerkese me permbajtjen perkatese, duke perfshire te dhenat si emer, mbiemer, atesi, numer kontakti, dokument identifikimi dhe ne fund nenshkrimin e tij.
- Nese debitori kerkon pajisjen me dokumentacionin e dosjes, pervec plotesimit te kerkeses duhet te kryeje nje pagese prej 1,000 lekesh prane Bankave te Nivelit te Dyte dhe nese kerkon te pajiset me vertetim se nuk eshte debitor prane Agjencise se Trajtimit te Kredive duhet te kryeje nje pagese prej 500 lekesh.
- Kerkesat dhe ankesat mund te dergohen dhe ne rruge postare ne adresen: Rr. "Dora D'istria", Ndertesa 22, Hyrja 1, Tirane. Gjithashtu, ato mund te dergohen dhe ne faqen zyrtare te ATK-se apo dhe prane Portalit te Bashkeqeverisjes.
- Afati per kthimin e pergjigjeve eshte jo me shume se 5 dite pune. Menyra e kthimit te pergjigjeve behet ne te njejten forme qe e ka derguar debitori/qytetari, duke vene ne dispozicion informacionin e kerkuar prej tyre.
- Legjislacion ndërkombëtar
- Legjislacion kombëtar
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
- Strategji ( Jashtë fushës së veprimit )
- Raport vjetor
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e ATK dhe që prek publikun
Ndryshuar me ligjin nr 9099 datë 03.07.2003 “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr 8894, datë 14.05.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive “, me ligjin nr.9239 datë 10.06.2004
“Për një shtesë në ligjin nr. 8894,datë 14.05.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive” i ndryshuar me ligjin nr.9417 datë 20.05.2005 “Për disa shtesa në ligjin me nr 8894,datë 14.05.2002
“Për Agjencinë e Trajtimit te Kredive “, i ndryshuar me ligjin nr.9476 datë 09.02.2006 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr 8894 datë 14.05.2002
“Për Agjencinë e Trajtimit te Kredive “, i ndryshuar”.
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.