Drejtor i Përgjithshëm

Z. Eri Koshaj është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga muaji shkurt 2018, me pagë mujore bruto 162,955 lekë. Gjatë periudhës kohore 2016-2018 ka ushtruar detyrën si Përgjegjës i Sektorit Juridk dhe Zv. Drejtor i Përgjithshëm. Fillimisht, Z. Koshaj e ka nisur karrierën e tij në vitin 2008 si Menaxher Marketingu pranë Kompanisë AED Distribution, duke vazhduar më pas si Asistent Ligjor pranë Agjencisë Concord T&T. Gjithashtu, ka patur eksperiencë si Junior Legal Expert pranë kompanisë së huaj Grontmij A/S, Danimarkë.

Z. Koshaj që prej vitit 2012 ka patur një eksperiencë disa vjeçare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t, ku ka shërbyer si Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, duke dhënë kontributin e tij në zgjidhjen e problematikave ligjore dhe ato logjistike.

Z. Eri Koshaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë me rezultate të shkëlqyera (2011) dhe mban gradën Master Shkencor në fushën “Administrim Publik”. Gjithashtu, në vitin 2013, Z. Koshaj është pajisur me Liçensë Avokatie. Z. Koshaj zotëron gjuhën angleze dhe atë gjermane, pasi ka kryer specializim prej dy vitesh në Schtudienkolleg, në Bonn, Gjermani.