Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm
Z. Olsi Mëneri është Zëvendës Drejtor i Përgjitshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga muaji nëntor 2022, me pagë mujore bruto 117,700 lekë. Z. Mëneri është diplomuar pranë Universitetit Hertfordshire në Mbretërinë e Bashkuar me diplomën Bachelor në degën Administrim Biznes dhe Master i Shkencave në degën E Drejtë Ndërkombëtare dhe E Drejtë Ndërkombëtare Financiare.
Gjithashtu, ai ka një eksperiencë disa vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka punuar si “Protection Consultant”, “Mortgage & Protection Adviser”, “Examiner at University of Greenwich”, etj.
Z. Olsi Mëneri është çertifikuar në fusha të ndryshme si: “Mortgage Advice & Practice (CeMAP)”, “Financial Law & Public Law”, “Business Administration (BA Degree)”, “Human Resources”,etj. Z. Mëneri zotëron gjuhën angleze më së miri (DPSI) diplomuar në Universitetin Greenwich.
Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm
Z. Martin Mici është Zëvendës Drejtor i Përgjitshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga muaji shtator 2021, me pagë mujore bruto 127,600 lekë. Z. Mici ka një eksperiencë të gjerë në fushën bankare. Karrierën e tij e ka nisur pranë “Procredit Bank Albania”, ku ka shërbyer prej 9 vitesh, fillimisht si Analist kredie, Kordinator kredie, Nëndrejtor pranë Degës Gjirokastër, Sarandë, duke vazhduar më pas në pozicionin Drejtor Sektori në Biznesin e Vogël dhe Nëndrejtor I Divizionit të Rrjetit të Degëve dhe Biznesit të Vogël.
Në periudhën 2014-2019, Z. Mici ka operuar si Nëndrejtor I Divizionit të Rrjetit të Degëve dhe pranë “Alpha Bank”. Gjithashtu, ka eksperiencë dhe në fushën e hetimit tatimor, duke shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Në vitin 2020, Z. Mici ka dhënë kontributin e tij si Këshilltar i Ministrit të Financave.
Z. Martin Mici është diplomuar pranë Universitetit Bujqësor Tiranë me rezultate të larta (2005) dhe është çertifikuar në fushën bankare, të kontabilitetit, auditit, menaxhimit të riskut, etj duke kryer specializime dhe trajnime të ndryshme si: “Lidership in sales”, “Negotiation”, “Decision making”, “Time Management”, “Recruitment training”, “Innovation Audit”, “Business Packages”, “Financial Analysis”, “Credit Risk”, etj. Z. Mici zotëron gjuhën angleze dhe italiane.