Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme
Zj. Gelantina Gurakuqi është Zëvendës
Drejtoreshë e Përgjitshme i Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga muaji mars
2018, me pagë mujore bruto 129,800 lekë. Fillimisht, Zj. Gurakuqi ka punuar si
Juriste e Prokurimeve Publike dhe më pas si Përgjegjëse e Zyrës së Administratës
pranë Bashkisë Peqin. Gjithashtu, ka operuar si Juriste pranë Shoqërive
“IT-TEL” shpk dhe “D.C.N” sh.a.
Një eksperiencë të gjatë prej 5 vitesh ka
patur pranë Shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime” sh.a si Përgjegjëse dhe më pas
Drejtoreshë e Zyrës Juridike. Zj. Gurakuqi ka dhënë kontributin e saj dhe në
Kontrollin e Lartë të Shtetit si Juriste në Drejtorinë Juridike të Metodologjisë
dhe Kontrollit të Cilësisë.
Zj. Gelantina Gurakuqi është diplomuar në degën Drejtësi, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan (2000) si dhe ka kryer një sërë trajnimesh si: “Ente Prokuruese”, “Etika në qeverisjen vendore”, Regjistri Kombëtar i Punonjësve të Administratës Publike”, “Economic Development”, Seminar “Për të drejtën kushtetuese dhe administrative”, etj. Zj. Gurakuqi zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm
Z. Martin Mici është Zëvendës Drejtor i Përgjitshëm
i Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga muaji shtator 2021, me pagë mujore
bruto 127,600 lekë. Z. Mici ka një eksperiencë të gjerë në fushën bankare.
Karrierën e tij e ka nisur pranë “Procredit Bank Albania”, ku ka shërbyer prej
9 vitesh, fillimisht si Analist kredie, Kordinator kredie, Nëndrejtor pranë Degës
Gjirokastër, Sarandë, duke vazhduar më pas në pozicionin Drejtor Sektori në
Biznesin e Vogël dhe Nëndrejtor I Divizionit të Rrjetit të Degëve dhe Biznesit
të Vogël.
Në periudhën 2014-2019, Z. Mici ka operuar
si Nëndrejtor I Divizionit të Rrjetit të Degëve dhe pranë “Alpha Bank”.
Gjithashtu, ka eksperiencë dhe në fushën e hetimit tatimor, duke shërbyer si
Drejtor i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të
Tatimeve. Në vitin 2020, Z. Mici ka dhënë kontributin e tij si Këshilltar i
Ministrit të Financave.
Z. Martin Mici është diplomuar pranë
Universitetit Bujqësor Tiranë me rezultate të larta (2005) dhe është
çertifikuar në fushën bankare, të kontabilitetit, auditit, menaxhimit të
riskut, etj duke kryer specializime dhe trajnime të ndryshme si: “Lidership in
sales”, “Negotiation”, “Decision making”, “Time Management”, “Recruitment
training”, “Innovation Audit”, “Business Packages”, “Financial Analysis”,
“Credit Risk”, etj. Z. Mici zotëron gjuhën angleze dhe italiane.