Misioni

Misioni i Agjencisë së Trajtimit të Kredive është mbledhja e kredive të këqia të ish bankave të nivelit të dytë me kapital shtetëror në favor të buxhetit të shtetit.

Realizimi me sukses i ketij misioni do të :

  • Rrisë disiplinën në treg.
  • Japë zgjidhje me sukses për kërkesat ndaj debitorëve.
  • Mbulojë koston e proçesit të ristrukturimit dhe privatizimit të bankave të nivelit të dytë si BTA,    BKT, BK dhe INSIG.
  • Forcojë të drejtat kreditore.
  • Përmbushë objektivat e vëna nga Banka Botërore.
  • Arkëtojë në favor të shtetit fondet e parashikuara në proçes të saj me kosto sa më të ulta.

Përparsitë për realizimin e misionit të ATK-së:

  • Sektori Jurdik dhe Arkëtimeve në bashkëpunim me Sektorin e Financës ka përparësi njoftimin, ndërgjegjësimin si dhe trajtimin ligjor të debitorëve për të gjitha huatë e marra që trajtohen nga ATK-ja,që janë borxhe të marra shtetit Shqiptar , konsiderohen të tilla dhe detyrimisht të kthyeshme në buxhetin e shtetit.
  • ATK-ja, nga bashkëpunimi me Zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor, Zyrat e Gjendjes Civile, ALUIZNI-t, Agjencia e Legalizimit të Dokumentave pranë Ministrisë së Jashtme, Organet e Pushtetit Vendor, Tatimet dhe Bankat e nivelit të dyte, ka përparësi bllokimin e pronave, mjeteve , aktiviteteve dhe llogarive bankare për debitorët.