Kuadri Ligjor

Shkarko    Ligji Nr 8894 Date 14.5.2002 “Per Agjencine e Trajtimit te Kredive”

Shkarko    Udhezimi nr. 33 date 24.09.2010 i Ministrit te Financave

Rregullore për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në A.T.K


LIGJ

NR.8894, DATË 14.5.2002

           “PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”,

 ( I azhornuar me ndryshimet dhe shtesat përkatëse që i janë bërë këtij ligji )

Ndryshuar me ligjin nr 9099 datë 03.07.2003 “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr 8894, datë 14.05.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive “, me ligjin nr.9239 datë 10.06.2004 “Për një shtesë në ligjin nr. 8894,datë 14.05.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive” i ndryshuar me ligjin nr.9417 datë 20.05.2005 “Për disa shtesa në ligjin  me nr 8894,datë 14.05.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit te Kredive “, i ndryshuar me ligjin nr.9476 datë 09.02.2006 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr 8894 datë 14.05.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit te Kredive “, i ndryshuar”.

Në mbështetje të neneve 78,81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës ,me propozimin e Këshillit të Ministrave,

:

KUVENDI

 I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1
( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 1 )

Agjencia e Trajtimit të Kredive është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Financave, me seli në Tiranë. Agjencia ushtron veprimtarinë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi.”.

Neni 2
( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 2  )

Objekti i Agjencisë së Trajtimit të Kredive është trajtimi i kredive dhe i aseteve të tjera, të transferuara nga bankat tregtare të nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror, te kjo agjenci, që më poshtë do të quhet “Agjencia”. Agjencia e Trajtimit të Kredive, në përputhje me përcaktimet e bëra në këtë ligj, trajton edhe portofolin e investimeve të kryera në banesa nga shoqëria INSIG sha, si dhe të aseteve të tjera, të transferuara me ligje të veçanta.”.

Neni 3
( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007  neni 3 )

Termat “aset” ose “asete” kanë këto kuptime:

a) një pretendim për kredinë, përfshirë shumën e principalit dhe të interesave të llogaritur, mjetet e garancisë për sigurimin e detyrimit përkundrejt të gjithë personave fizikë ose juridikë, si dhe ato të zotëruara nga Agjencia, në mbështetje të nenit 4 të këtij ligji;

b) pasuritë e luajtshme ose të paluajtshme, që Agjencia i ka marrë në mbështetje të nenit 4 të këtij ligji.”.

Neni 4
( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 4  )

1. Kreditë, asetet, pasivet dhe kapitali i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, të marra prej saj në mbështetje të ligjit nr.8339, datë 30.4.1998 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, i kalojnë në pronësi kësaj Agjencie.

2. Agjencia bëhet pronare edhe për pasuritë, të cilat mund të jenë vendosur ose jo nga debitorët si mjete garancie, për sigurimin e kredive, e që i janë transferuar kësaj Agjencie nga bankat, së bashku me kreditë, kur këto pasuri kalojnë në favorin e saj si kreditore, sipas dispozitave ligjore në fuqi.”.

Neni 5
( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007  neni 5 )

Agjencia ka për object të veprimtarisë:

1.Të sherbeje si instrument i trajtimit të gjitha aseteve në pronësi të saj .Për këtë qëllim Agjencia kryen të gjitha veprimet e  mëposhtme;

a)      Pagimin nga debitorët ose nga ndonjë person tjetër të të gjithë ose të një pjese të detyrimit për kredinë e marrë;

b)      Ndryshimin e termave të kredisë që rrjedhin nga marrëveshja e lidhur për këte qëllim ndërmjet bankës dhe debitorit;

c)      Shitjen e sendeve të luajtshme ose të paluajtshme, të kaluara në pronësi të Agjencisë, personave të tretë, fizikë apo juridikë, me kapital joshtetëror ose të kontrolluar nga shteti, sipas dispozitave ligjore në fuqi për shitjen e pronës shtetërore.

Neni 6
( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 ,neni 6 )

1.Agjencia kryen të gjitha veprimet ligjore që rrjedhin nga Kodi Civil ,Kodi i Procedurës Civile dhe nga akte ligjore në fuqi për falimentin apo barrën siguruese ,për reduktimin e objektit të veprimtarisë së vet ,të parashikuar në nenin 5 të këtij ligji.

Agjencia ka të drejtë të kërkojë nga organet gjyqësore fillimin e procedurave të falimentit ose likuidimit,kundrejt personave fizike apo juridikë ndaj të cilave ajo ka pretendime për përmbushjen e nje   detyrimi.

2.Për të përmbushur qëllimin e objektit të veprimtarisë së vet ,sipas parashikimeve të nenit 5të këtij ligji,Agjencia gëzon te gjithë të drejtat që i takojne nga aktet ligjore në fuqi për kreditorët banker dhe jo-bankar,si dhe të drejtat e vecanta të dhëna nga ky ligj.

Neni 6/1

( shtuar me ligjin nr 9417 datë 20.05.2005 neni 1,dhe me ligjin nr 9731 datë 10.05.2007 neni 7)

Agjencia paguan taksën për veprimet që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor në fund të ekzekutimit dhe në raport me shumën e ekzekutuar.

Agjencia përjashtohet nga taksat dhe tarifat për veprimet që kryhen nga zyrat e regjistrimit të pasurive të luajtshmedhe të paluajtshme.

Neni 7

(shtuar me ligjin nr 9417 datë 20.05.2005 neni 2 ,ndryshuar me ligjin nr 9731 datë 10.05.2007 neni 8 )

Agjencia ka të drejtën e kalimit kapital të aseteve të veta, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.”.

Neni 8

( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007, neni 9 )

1.Debitorët e bankës do të vlersohen si debitor të Agjencisë për të gjitha kreditë e transferuar prej saj,sipas këtij ligji.Agjencia  gezon të drejtat që banka ka pasur mbi debitorin , duke përfshirë dhe ndryshimet që banka mund ti ketë bërë me marrëveshje ndermjet debitorit dhe asaj ,përpara datës kur kredia eshtë transferuar në pronësi të Agjencisë.

2.Agjencia ka të drejtë të bëjë ndeyshime në marrëveshjen e kredisë së transferuar asaj me debitorin,ndryshime që mund të përfshijne:

a)      Zgjatjen e afatit të ripagesës së kredisë;

b)      Faljen e së tërës ose të një pjese të detyrimeve të prapambetura për kamatvonesat,gjobat dhe shumën e interesave për principalin e kredisë;

c)      Kthimin e sendit të marrë në pronësi ,kundrejt likuidimit të detyrimit nëpërmjet një kontrate shkëmbimi me debitorin;

d)     Ndryshimin e kushteve të kredisë në terësi ose të pasurive të lëna si masë siguruese nga debitori;

e)      Shlyerjen e kredisë nëpërmjet sekuestrimit së pasurive të luajtshme ose të paluajtshme ,të lëna si garanci apo siguri për përmbushjen e kredisë;

Neni 9

1.Agjencia ka të drejtë pas marrjes së aseteve në pronësi të vet nga bankat,sipas parashikimeve të këtij ligji,të pranojë zëvendësimin e debitorit në përputhje me nenet 496,497,498 të kodit civil,në rast se nje zëvendësim i tillë eshtë ne interest e shlyerjes së kredisë.

2.Në rast se agjencia pranon zëvendësimin e debitorit ajo ka të drejtë të kërkojë nga debitori i ri vendosjene  garancive të reja për shlyerjene  kredisë,në ato raste kur garancitë e dhena nga debitori nuk kanë qenë të barazvlefshme për shlyerjene  detyrimit.

Në të gjitha rastet kur pranohet zëvendësimi i debitorit sipas këtij neni sendet e vendosura si garanci,ose garancitë e tjera të dhëna nga debitori i parë mbeten në favor të agjencisë për aq kohë sa pretendimi të jetë shlyer në përputhje me marrveshjen e lidhur ndërmjet Agjencisë dhe debitorit të ri ,me qëllim ripagimin e detyrimeve që rrjedhin nga kredia.

 Neni 10
( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007,neni 10 )

Për huatë e transferuara në Agjencinë e Trajtimit të Kredive pa dokumentacionin ligjor, që vërteton marrjen e kredisë, procesverbali i transferimit të detyrimit kontabël të këtyre huave përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga përmbaruesi gjyqësor.

Agjencia e Trajtimit të Kredive u dërgon zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, drejtorive rajonale të shërbimit të transportit rrugor, zyrave të gjendjes civile, ALUIZNI-t, organeve të pushtetit vendor, bankave të nivelit të dytë, fondacioneve kredidhënëse dhe institucioneve të tjera informacion për detyrimet, që persona të ndryshëm mund të kenë ndaj shtetit.

Procedurat e shkëmbimit të informacionit përcaktohen në marrëveshjet e bashkëpunimit, të nënshkruara nga Agjencia dhe institucioni përkatës.”.

Neni 11
(shfuqizuar shkronja “c “me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007,neni 11 )

Organet Drejtuese të Agjencisë janë Këshilli Mbikëqyrjes dhe Drejtoria

Neni 12

1.Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 5 anëtar nga të cilët njëri caktohet nga Banka e Shqipërisë,një tjetër nga Këshilli i Financave dhe tre nga anëtarët e tjerë caktohen nga Këshilli i Ministrave .Anëtarët eKëshillit Mbikëqyrës caktohen për një periudhë kohore 3 vjecare.

2.Anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a)      Te jenë specialist të fushës së financave ,te kontabilitetit ose të drejtësisë;

b)      Të kenë arsim të lartë;

c)      Të mos jenë anëtarë të ndonjë organi statusor të bankave të nivelit të dytë,me seli në Republikën e Shqipërisë;

d)     Të mos jenë të punësuar ,pronar ose bashkpronar  si dhe anetar te organeve statusore të ndonjë banke,me seli në Republikën e Shqipërisë;

e)      Të mos jenë gjykuar ndonjëherë për falimentim ose për paaftësi paguese;

f)       Te mos kenë pengesa për të qenë të punësuar në shërbimin civil ,sipas legjislacionit në fuqi;

g)      Të mos jenë të përjashtuar më parë nga shërbimi civil;

3.Anëtari i emëruar nga Ministri i Financave  ka cilësinë e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës,ndërsa anëtari i emëruar nga Banka e Shqipërisë ka cilësinë e zëvendëskryetarit të këtij Këshilli.

4.Anëtarët e Keëshillit Mbikëqyrës përgjigjen materialisht në rast se me vendim gjykate të formës së prerë shpallen fajtorë për shkaktimin e ndonjë humbje të agjencisë,si pasojë e ndonjë humbje të agjencisë ,si pasoje e veprimeve ose mosveprimeve të fajshme gjatë ushtrimit të funksioneve të përcaktuara në këtë ligj ose si pasojë e marrjes pjesë në vepra penale kundrejt Agjencisë.

5.Organi,që ka emeruar personin anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë ,ka të drejtë ta largojë ate para mbarimit të mandatit.

 Neni 13

1.Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës mbahen në selinë e Agjencisë të paktën 1 herë në muaj.Mbledhje jashtë rradhe behen vetëm me kerkesë të Kryetarit të këtij Këshilli ose me kërkesë me shkrim të jo më pak se të 2 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.

2.Në rast se një anetar i këshillit nuk merr pjesë në më shumë se 3 mbledhje rradhazi ose në 75% të mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës gjatë 1 viti,ai përjashtohet nga ky këshill dhe organi që ka bërë emërimin e tij cakton menjëhere zëvendësin.

3.Materialet që do të diskutohen në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës,përcaktohen nga Kryetari i këtij këshilli në bazë të propozimeve me shkrim të Drejtorisë së Agjencisë.

Në mungesë të Kryetarit listen e materialeve që do të diskutohen në mbledhje e përcakton zëvendëskryetari i tij.

Në rast se Kryetari dhe Zëvendëskryetari mungojne,atëherë listën e materialeve dhe rendin e ditës e cakton njëri nga anëtarët me moshë më të madhe.

4.Këshilli Mbikëqyrës i merr vendimet me shumicën e thjeshtë të votive të anëtarëve.Në rastin e barazimit të votave, vota e Kryetarit është përcaktuese.

5.Këshilli mbikëqyrës i zhvillon mbledhjet në rast se janë të pranishëm të paktën 3 anetare të tij,2 nga të cilët të jenë emëruar nga Këshilli i Ministrave.

Neni 14

( ndryshuar me ligjin nr.9476 datë 09.02.2006 neni 2

( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 12 )

1.Këshilli i Mbikëqyrës i Agjencisë është përgjegjës për drejtimin e Agjencisë dhe përgjigjet para Keshillit të Ministrave.

Këshilli Mbikëqyrës raporton me shkrim cdo 6 muaj përpara Këshillit të Ministrave.

2.Këshilli Mbikëqyrës ka këto kompetenca:

a)      Emëron anetaret e Drejtorisë si dhe lidh kontrata pune me ta;

b)      Emëron drejtorin dhe Zëvendësdrejtoret e Drejtorisë;

c)      Ështe përgjegjës per mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimeve të kryera nga Agjencia dhe të vendimeve të marra nga Drejtoria sipas kompetencave të dhëna nga Këshilli Mbikëqyrës

d)     Miraton strukturën, pagat dhe rregullat e sjelljes së Agjencisë, të propozuara nga drejtoria, si dhe i propozon Ministrit të Financave aktet nënligjore, në zbatim të këtij ligji dhe të fushës së veprimtarisë që mbulon.”.

e)      Siguron që llogaritë financiare të Agjencisë të kontrollohen jo më pak se 1 herë në vit nga një ekspert kontabël i licencuar.Siguron gjithashtu që kontrollet të kryhen në bazë të standarteve ndërkombetare të kontabilitetit dhe të kontroll-revizionit;

f)       Miraton buxhetin vjetor të Agjencisë dhe mbikëqyr e kontrollon përdorimin e fondeve financiare për shpenzimet operative;

g)      Ka përgjegjësi në marrjene  vendimeve për përmbushjen e detyrimeve në këtë ligj;

h)      Mund të ndryshojë, të shtojë, të revokojë ose të shfuqizojë kompetencat e drejtorisë.”.

Neni 15

1.Drejtoria e Agjencisë përbëhet nga 3 anëtar të emëruar nga Këshilli Mbikëqyrës,nga të cilët njëri prej tyre caktohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë dhe 2 të tjerët caktohen Zëvendesdrejtore të Përgjithshëm.

2.Anëtarët e Drejtorisë duhet të përmbushin kriterin e anëtarësisë së Këshillit Mbikëqyrës sipas parashikimeve të nenit 12 të këtij ligji.

3.Anëtarët e Drejtorisë duhet të punësohen nga Këshilli Mbikëqyrës me kontratë pune.Kontrata e punës duhet të përmbaje:

a)      Afatin kohor jo më shumë se 1 vit dhe mundësinë e përsëritjes në varësi të rezultatit;

b)      Masën e shpërblimit e cila nuk mund të jetë më shumë se 50% e pagës,sipas suksesit që agjencia do të ketë në shlyerjen e aktiveve përkundrejt objektivave të dhënë nga Këshilli Mbikëqyrës për cdo vit;

c)      Zgjidhjene  menjëhershme të kontratës pa asnjë kompensim për cdo shkelje të rregullave të sjelljes;

4.Anëtarët e Drejtorisë mbajnë përgjegjësi për veprimet ose mosveprimet e tyre të kryera gjatë ushtrimit të detyrës njësoj sic parashikohet në pikën 4 të nenit 12 të këtij ligji.

Neni 16

( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 13 )

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë është përgjegjëse për:

a) ushtrimin e funksioneve të ngarkuara me këtë ligj;

b) nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet e tjera, në zbatim të dispozitave të këtij ligji;

c) kryerjen e detyrave të tjera që dalin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së Agjencisë, në përputhje me aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.”.

Neni 17

Drejtoria është e detyruar të informoje Këshillin Mbikëqyrës për cdo të dhënë që lidhet me me veprimtarinë e Agjencisë,në formën dhe mënyren e kerkuar nga Këshilli Mbikëqyrës.

Nenet  18,19,20

( shfuqizuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 14)

Neni 21

( ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 15)

1.Shfuqizohet

2.Anëtarët e Këshillit të Mbikëqyrjes dhe të Drejtoriisë duhet të zbatojnë rregulloren “Rregullat e sjelljes”të miratuar me vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes.

3.Këshilli Mbikëqyrës është organi që zbaton masat disiplinore të shkeljeve të parashikuara nga rregullorja “rregullat e sjelljes” dhe krijon procedura dhe mekanizma që:

a)      Të administrojë veprimet dhe hyrjen në fuqi të rregullores “Rregullat e sjelljes” në një menyrë të drejtë;

b)      Të lejojë publikun të paraqesë raportime për për shkeljet e rregullores “Rregullat e sjelljes” nga punonjësit e Agjencisë dhe për veprime të ndryshme të Agjencisë;

Neni 22
(ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 16 )

1.Me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni ,të gjitha fondet e mbajtura ose të arkëtuara nga Agjencia derdhen në favour të Buxhetiti të Shtetit brenda datës 5 të muajit pasardhës.

2.Agjencia mban në llogaritë e veta fonde të barabarta në vlerë me ¼ e buxhetit operativ vjetor të Agjencisë ,të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës.

Neni 22/1

(shtuar me ligjin nr 9239 datë 10.06.2004 neni 1)

(ndryshuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 17

Falen të gjitha detyrimet e kredimarrësve shtetërorë ndaj Agjencisë.Këshilli i Ministrave përcakton, me vendim, mënyrat, grupimin, procedurat e likuidimit të detyrimeve.”.

 Neni 21
(Shtuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 18 )

Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore për:

a)      trajtimin e kredive të transferuara nga bankat e nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror;

b)      procedurat e marrjes në pronësi të pasurive, të lëna si garanci ose jo nga debitorët, të administrimit, shitjes dhe dhënies me qira ose me enfiteozë të këtyre pasurive;

c)      kriteret  dhe kushtet që duhen plotësuar për ndryshimin e marrëveshjes së kredisë.

Neni 22
(Shtuar me ligjin nr.9731 datë 10.05.2007 neni 19 )

Deri në hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, të parashikuara në nenin 21 të këtij ligji, trajtimi i kredive të transferuara nga bankat e nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror dhe procedurat e marrjes në pronësi të pasurive, të lëna si garanci nga debitorët, të administrimit, shitjes dhe dhënies me qira ose me enfiteozë, rregullohen nga aktet nënligjore në fuqi.

 Neni 23
(ndryshuar me ligjin nr.9099  datë 03.03.2003 neni neni 2 )

1.      Vendimi për mbylljen e veprimtarisë së Agjencisë  merret nga Këshilli i Ministrave ,sipas propozimit të Ministrit të Financave.

2.      Pas mbylljes së Agjencisë, pjesa e mbetur e aktiveve dhe pasiveve administrohet nga Ministria e Financave.

Neni 24

Ligji nr 8339 datë 30.04.1998 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive “, ndryshuar me ligjin nr.8584, datë 15.03.2000, shfuqizohet.

 Neni 25

Ky ligj hyn në fuqi 15 dit pas botimit në Fletoren Zyrtare.